Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për disa zyrtarë policie në kryeqytet.
Në pranga me kërkesë të SPAK kanë përfunduar Roven Zeka, shefi i qarkullimit të Tiranës dhe Sokol Novaku, shefi i sektorit të aksidenteve.
Urdhër arresti është lëshuar po ashtu për Edison Tabakun, i cili shërben si oficer i Policisë Rrugore në kryeqytet.
Dy zyrtarët e lartë të policisë dhe efektivi akuzohen për “korrupsion”.