SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim kreun e Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari! Akuzohet për falsifikim të formularëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbyll hetimet dhe çon për gjykim kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari nën akuzën e falsifikimit të formularëve.

Kujtojmë se më 15 nëntor, SPAK mori si të pandehur  Kreshnik Hajdarin pasi i njoftoi akuzën për falsifikim të formularëve. Sipas Prokurorisë së Posaçme, ai ka shkelur nenin 190/2 të Kodit Penal, që parashikon dënim nga 6 muaj burg deri në 5 vjet, si pasojë e mosdeklarimit të procesit gjyqësor ndaj tij në Greqi në formularët e dekriminalizimit dy herë, nga viti 2019 e në vazhdim.

Hajdari u përball me prokurorët bashkë me avokatin e tij Theodhori Sollaku më 15 nëntor, një ditë pasi KQZ refuzoi ti heqë mandatin me argumentin se vendimi gjyqësor ndaj tij në Janinë në vitin 1999 nuk ishte shkak ligjor për largimin nga detyra.

Share This Article