SPAK zbulon skandalin, Ergys Agasi në bashkëpunim me zyrtarin e policisë morën peng biznesmenin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksionin e Prokurorisë së Posaçme, e cila ka lëshuar 6 masa sigurie në lidhje me tenderat e dhëna nga AKSHI. Gjatë hetimeve të prokurorisë është zbuluar dhe një rast pengmarrje dhe dhune, me qëllim tërheqjen e kompanive nga tenderave.

Mësohet se Ergys Agasi në bashkëpunim me zyrtarin e policisë Erion Ismaili, kanë rrëmbyer biznesmenin Gerond Meçe, duke e detyruar që të tërhiqet nga tenderat e dhëna nga AKSHI.

Deri tani nuk dihet ende nëse masat e sigurisë janë ekzekutuar apo jo nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që ka kryer prej mëngjesit të sotëm kontrolle në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

Masat e sigurisë të vendosura:

Ergys Agasi – arrest me burg

Ermal Beqiri – arrest me burg

Mirlinda Karçanaj, drejtoreshë e AKSHI-t – arrest në shtëpi (masa është ekzekutuar)

Erion Ismaili, zv.drejtor i Policisë së Tiranës – pezullim nga detyra

Andi Papa, arrest me burg

Gëzim Hoxha- bllokim pasaporte

Hetimet e SPAK dyshohet se përfshijnë rreth 12 procedura tenderimi, ku ekzistojnë indicie se gara është manipuluar për të favorizuar subjekte të caktuara ekonomike, në kundërshtim me ligjin dhe parimet e konkurrencës së ndershme.

Sipas burimeve hetimore, përveç shkeljes së barazisë në tendera, autoritetet po hetojnë edhe qarkullimin e fondeve të përfituara nga këto kontrata, për të verifikuar elementë të mundshëm të pastrimit të parave.

Operacioni konsiderohet një nga ndërhyrjet më të rëndësishme të SPAK në sektorin e prokurimeve publike dhe teknologjisë së informacionit, ndërsa hetimet pritet të thellohen edhe ndaj personave të tjerë, përfshirë zyrtarë dhe përfaqësues biznesesh.

Marrë nga Zëri.al

Share This Article