SPAK zgjat hetimet me 3 muaj, mbrojtja e Berishës kërkon dosjen, Apeli i kërkon të paguajë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Posaçme shtyu për më 19 korrik, seancën për informacion 2 mujor të ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Shkak u be kërkesa e mbrojtjes për të marrë kopje të akteve të dosjes, për te cilat ju kërkohet pagesë.

Ndërkohe prokuroria ka kërkuar zgjatje të hetimeve me 3 muaj deri më 2 tetor.

“Gjykata vendosi që aktet duhen marrë me pagesë, nuk e di sa është pagesa.

Ne nuk folëm në nivel financiar, u diskutua problemi që ne na takojnë këto akte dhe në fund gjykata si për ekspertët, si për fotokopjet e akteve, në bazë të vendimit të fajësisë apo pafajësisë, zgjidhet dhe problemi i shpenzimit gjyqësor.

Mirëpo këta po hapin shkolla të reja për të krijuar pengesa artificiale për procesin sepse nuk e kanë fare problem të bëjnë fotokopjen dhe në fund zgjidhen problemet e shpenzimeve gjyqësore, se nuk është problem kaq madhor.

Duhet të jenë 12 fashikuj.

Proceset politike kanë rendimentin më të lartë se printohen letra pa lidhje”.

Share This Article