Spalletti: Rrahmani me meritë e ka fituar vendin e titullarit, është mbrojtës i kompletuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Napoli ka marrë edhe fitoren e tetë në po aq ndeshje në Serie A duke bërë një start perfekt.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri italian Luciano Spalletti ka mposhtur Torinon me rezultat minimal 1-0.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka luajtur titullar edhe në këtë takim duke treguar formë fantastike.

Rrahmani tanimë është bërë një titullar i rregullt te Napoli, duke ia zënë vendin grekut Kostas Manolas.

Trajneri i Napolit, Luciano Spalleti ka folur pas fitores ndaj Torinos edhe për kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin.

Spalletti e ka lavdëruar shumë Rrahmanin, duke thënë se me meritë e ka fituar vendin e titullarit dhe se është një mbrojtës i kompletuar.

“Rrahmani është një lojtar që e ka fituar me meritë vendin e titullarit. Është një lojtar me nivel të lartë”.

“Amiri është një mbrojtës i kompletuar, është e vështirë të gjesh anën e dobët të tij, sepse ai ka pozicionim të mirë, fizik, ndikim në lojë dhe është një djalë i disponueshëm në çdo rast”, deklaroi trajneri italian.

Rrahmani këtë edicion ka zhvilluar gjashtë ndeshje me Napolin mes kampionatit dhe Ligës së Evropës ku ka shënuar edhe dy gola.

Share This Article