Spanja angazhon ushtrinë kundër Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi sot përdorimin e ushtrisë për të ndihmuar rajonet për të luftuar kundër shpërthimit të rasteve të reja me COVID-19. 

“Qeveria spanjolle do të vendosë në dispozicion të rajoneve, efektivët e forcave të ushtrisë për të realizuar gjurmimin e rasteve”,  theksoi ai gjatë një fjalimi televiziv  duke shtuar se 2 000 ushtarë do të angazhoheshin për këtë nismë.

Mungesa e burimeve njerëzore në rajonet më të prekura është veçuar në Spanjë si një nga arsyet e rifillimit të fortë të epidemisë.

Sanchez nënvizoi përveç të tjerave se rajonet mund t’i kërkonin qeverisë qendrore aplikimin në të gjithë ose disa pjesë të territorit të një gjendje tjetër të jashtëzakonshme, një regjim që lejon në veçanti kufizimin e qarkullimit.

Ky instrument juridik mundësoi për Madridin të vendosë në mes të muajit mars në të gjithë vendin një prej kufizimeve më strikte në botë, që u hoq në fund të qershorit.

Share This Article