Spanja korrigjon numrin e viktimave nga koronavirusi, sa shkon në total numri i viktimave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë korrigjuar numrin e vdekjeve nga koronavirusi me afër 2.000, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 26.834, raporton AFP.

Një sistem i ri i mbledhjes së të dhënave u kishte lejuar atyre që të identifikonin rastet që numëroheshin dy herë dhe të përjashtonin vdekjet që i atribuohen gabimisht virusit, tha Fernando Simon, koordinatori i ministrisë së shëndetësisë.

“Një variacion prej 1,900 rastesh, kjo është shumë,” shtoi ai. “Ne po mundohemi të kontrollojmë nëse është e saktë, por këto janë shifrat që kemi për momentin.”

Ministria e shëndetësisë, e cila mbledh të dhëna nga autoritetet rajonale të shëndetësisë, gjithashtu rishikoi poshtë numrin e rasteve të konfirmuara të koronavirusit, nga 235.772 njoftuar të dielën në 235.400.

“Ne jemi të kënaqur me cilësinë në rritje të informacionit që na lejon të marrim vendime,” tha Simon. “Kjo është diçka që ndodh në çdo epidemi, kur evolucioni i epidemisë na lë pak më shumë kohë, duhet të korrigjoni shifrat dhe në raste të caktuara duhet t’i zvogëloni ato,” shpjegoi ai.

Ndërsa sistemi i ri uli numrin e vdekjeve me 1.918, Spanja mbetet një nga vendet më të goditura nga virusi.

Share This Article