Spanja mposht Italinë dhe siguron kualifikimin, shpresë për Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Spanja është kombëtarja e dytë që siguroi një biletë për në fazën tjetër teksa mundi 1-0 Italinë. “Furia e kuqe” dominoi takimin që në pjesën e parë, por nuk gjeti saktësinë duke bërë që 45 minutat e para të mbylleshin me rrjeta të paprekura.

Me fillimin e fraksionit të dytë, italianët i tradhtoi dhe fati dhe pas një devijimi të lehtë të Calafiorit, spanjollët kaluan në avantazh në minutën e 55.

Edhe pas këtij goli, iberikët qëndruan në sulm për të shënuar dhe më shumë. Trajneri Spalletti aktivizoi Zaccagni dhe Reteguin në vend të Chiesa-s dhe Scamaca-s, por asgjë nuk ndryshoi.

Llogaritë në grup mbeten të hapura, Spanja në vendin e parë me 6 pikë, Italia në të dytin me 3 pikë, Shqipëria dhe Kroacia në vendin e tretë dhe të katërt me 1 pikë secila. Gjithçka do të vendoset në ndeshjet e të hënës Spanjë-Shqipëri dhe Itali-Kroaci.    

Share This Article