Spanja ndan 200 miliardë euro për ta mbrojtur ekonominë nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, njoftoi se qeveria e tij do t’i ndajë 200 miliardë euro si pako ekonomike për luftimin e efekteve negative të koronavirusit.

Kjo shumë është përafërsisht sa një e pesta e vlerës së prodhimit vendor të këtij shteti dhe paraqet shifrën më të lartë të pakos ndihmëse që është ofruar ndonjëherë nga qeveria në historinë moderne të Spanjës.

“Nuk do ta lëmë prapa askënd. Shteti do ta marrë përsipërs luftimin e shokut ekonomik”, tha kryeministri Sancehz gjatë një fjalimi të transmetuar në televizione.

Ai është ekonimist me profesion dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste të Spanjës. Shefi i qeverisë premtoi se kushdo që është prekuar nga koronavirusi mund të llogarisë në përkrahjen nga shteti, shkruan “Anadolu”,

Share This Article