Spanja në finale të Olimpiadës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesja e Spanjës është kualifikuar në finale të turneut olimpik në futboll.

Spanja, të martën në Saitama e mposhti në gjysmëfinale Japoninë, me rezultatin 1:0 pas vazhdimeve. Koha e rregullt e ndeshjes, përfundoi pa gola kurse në vazhdime, spanjollët shënuan golin e fitores. Ishte mesfushori Marco Asensio, ai që në minutën e 115-të shënoi gol pas asistimit të Mikel Oyarzabalit.

Në finale, Spanja do të përballet me Brazilin. Ndërkohë, Japonia do të luajë kundër Meksikës për medaljen e bronztë.

Share This Article