Spanja në gjysmëfinale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Spanja është bërë shteti i gjashtë që ka kaluar dy faza të eliminimit direkt në një Kampionat Evropian nëpërmjet vazhdimeve apo penalltive, pasi eliminoi Zvicrën në çerekfinalen e “Euro 2020” të premten.

Spanja e Zvicra barazuan 1:1 në kohën e rregullt të lojës dhe vazhdime, ndërkaq në penallti përfaqësuesja e Luis Enriques fitoi 3:1 për të kaluar tutje.

Para kësaj ndeshje, Spanja u detyrua të luante 120 minuta edhe ndaj Kroacisë. Aty fitoi pas vazhdimeve, 5:3.

Sipas “Optas”, faqe për statistika, të gjitha pesë kombëtaret që kanë bërë atë që ka bërë Spanja në dy ndeshjet e para të eliminimit direkt janë shpallur kampionë në Evropian.

Share This Article