Spanja në pritje të Britanisë për urën e re të udhëtimit mes tyre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Spanja pret një vendim në orët e ardhshme në bisedimet e saj me Britaninë nëse do të krijojë një korridor udhëtimesh për të shmangur imponimin e një karantine për udhëtarët për shkak të pandemisë së koronavirusit, u citua të thoshte një burim i ministrisë së jashtme spanjolle shkruan Reuters.

“Spanja është e gatshme të jetë e hapur për Mbretërinë e Bashkuar, ne jemi në bisedime me ta në lidhje me karantinën e tyre. Ne jemi në gjendje të hapemi pa një karantinë,” shtoi burimi.

Spanja do të hapë kufijtë e saj për turistët nga shumica e vendeve evropiane të dieën.

Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të njoftojë më 29 qershor se janë arritur marrëveshje për urat ajrore me një “numër të vogël” vendesh të cilat kanë konfirmuar nivele të ulëta të shpërthimit të koronavirusit.

Share This Article