Spanja ka zbuluar një strategji për të dalë gradualisht nga bllokimi i saj duke u përpjekur të rikthehet në normalitet por në anën tjetër duke mbajtur nën kontroll koronavirusin.
Kryeministri Pedro Sanchez zbuloi sot planin me katër faza, duke theksuar se do të ishte një tranzicion i matur dhe mund të ndodhte me ritme të ndryshme nëpër provincat dhe ishujt e Spanjës.
Çdo fazë do të zgjasë për së paku dy javë – një kohëzgjatje kjo e vendosur për shkak se kjo është koha që një person që infektohet me COVID-19 të shfaqë simptomat.
Ai tha se vendi aktualisht ishte në “fazën zero” – fazën e përgatitjes së tranzicionit – dhe përmendi lehtësimin e parë duke lejuar të rriturit të qëndrojnë jashtë nga 2 maji.
Fëmijëve u është lejuar të shkojnë një orë stërvitje çdo ditë që nga e diela që lamë pas.
Cilat janë tre fazat e tjera?
Faza 1: Bizneset e vogla do të lejohen të rihapen, ndërsa orët specifike të blerjeve do të përcaktohen për ata që janë mbi 65 vjeç. Qendrat më të mëdha tregtare do të qëndrojnë të mbyllura.
Hotelet dhe akomodimet e tjera turistike gjithashtu do të rihapen.
Maska për fytyrën janë rekomanduar tejmase në transportin publik.
Faza 2: Hapet pjesa e jashtme e restoranteve, shkollat dhe kopshtet do të jenë në gjendje të hapen në varësi të situatës në vende.
Ngjarjet kulturore do të kenë më pak se 50 njerëz në zonat e mbyllura dhe 400 në hapësirat e jashtme.
Faza 3: Kjo është një fazë e përparuar, në të cilën kufizimet do të jenë “të kufizuara”.
Që nga shpërthimi i pandemisë, më shumë se 23,000 njerëz kanëhumbur jetën duke e bërë vendin një nga më të prekurit në botë nga koronavirusi.