Spanja regjistron rekord absolut nxehtësie

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vala e nxehtësisë përvëluese që goditi Spanjën të shtunën theu sot rekordin absolut të temperaturës në këtë vend, me 47,4 gradë Celcius të regjistruar në Montoro, në provincën e Kordobës, sipas agjensisë meteorologjike shtetërore (AEMET).

“Kjo është temperatura më e lartë e regjistruar në Spanjë”, tha zëdhënësi i AEMET, Rubén del Campo.

Kjo temperaturë është më e lartë se rekordi i mëparshëm i regjistruar më 13 korrik 2017 në të njëjtin vend.

Sipas AEMET, këto temperatura, shumë mbi normat sezonale, janë për shkak të ardhjes së një mase ajri shumë të nxehtë nga Afrika e Veriut, e kombinuar me ekspozim të fortë diellor.

Share This Article