Spanja zgjat kufizimin e udhëtimeve nga Britania, Afrika e Jugut dhe Brazili

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria spanjolle njoftoi sot vendimin e zgjatjes së kufizimeve në lidhje me mbërritjet e pasagjerëve nga Britania e Madhe, Afrika e Jugut dhe Brazili deri më 30 mars, mes frikës në rritje ndaj variantet të COVID-19.

Për disa javë, Spanja, si edhe vendet e tjera, ka ndaluar mbërritjet  e pasagjerëve nga këto tre vende, përveç shtetasve spanjollë dhe banorëve të huaj në Spanjë ose Andorra, për shkak të varianteve të reja të COVID-19.

Përveç shtetasve dhe banorëve, një përjashtim bëhet edhe për udhëtarët në tranzit për në një vend që nuk i përket zonës Shengen: në këtë rast ata nuk kanë të drejtë të largohen nga aeroporti dhe nuk mund të qëndrojnë më shumë se 24 orë.

Sa për BM, masa, që prek edhe udhëtarët që mbërrijnë me anije, u mor nga qeveria spanjolle më 22 dhjetor, ndërsa për Afrikën e Jugut dhe Brazilin që nga 2 shkurti.

Para vendosjes së zgjatjes, kufizimet ishin në fuqi deri më 16 mars.

Share This Article