Spanjë, 15-vjeçari vret prindërit dhe vëllain pas sherrit për nota

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 15-vjeçar është arrestuar në Spanjë me dyshimin se ka qëlluar dhe vrarë prindërit dhe vëllain 10-vjeçar pas një debati për notat e tij të dobëta në shkollë.

Sipas policisë spanjolle, tragjedia, e cila ndodhi mbrëmjen e së martës në një zonë rurale pranë Elches, u zbulua mbrëmë nga një grua që shkoi në shtëpinë e tyre pasi nuk kishte asnjë lajm prej ditësh.

“Gruaja, e cila ishte motra e viktimës shkoi në shtëpi sepse nuk po komunikonte dot me familjarët dhe më pas nipi i tha se kishte vrarë babanë, nënën dhe vëllanë e tij”, tha një zëdhënës i policisë për AFP.

Policia ka gjetur tre trupa brenda shtëpisë. I mituri u arrestua, i cili kishte qëndruar në shtëpi me kufomat për 3 ditë.

15-vjeçari ka thënë se pati një sherr me nënën e tij për notat në shkollë, më pas mori armën e të atit për ta vrarë, dhe më pas qëlloi vëllain e tij 10-vjeçar dhe në fund babanë e tij.

Share This Article