Spanjë, 809 viktima të koronavirusit për 24 orë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë njoftoi se 809 persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 11744 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Sidoqoftë, kjo shifër ishte më e ulët në krahasim me numrin e viktimave që u shënua një ditë më parë – 932.

Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan edhe mbi shtatë mijë raste të reja të infektimeve, duke e çuar në 124 mijë e 736 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Spanja është vendi i dytë në Evropë dhe në botë sa i përket numrit të viktimave pas italisë, ndërsa i treti në botë sa i përket numrit të të infektuarve, shkruan “The Guardian”.

Share This Article