Spanjë: Goditet grup kriminal shqiptar që grabiste vila luksoze, në Costa del Sol

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bëhet e ditur se autoritetet spanjolle kanë goditur një grup kriminal shqiptar, i dyshuar për grabitjen e banesave luksoze në zonën elitare të Costa del Sol, përcjell albinfo.ch.

Sipas Guardia Civil, anëtarët e grupit ndiqnin për ditë me radhë persona me pasuri të mëdha, për të identifikuar adresat dhe rutinat e tyre, dhe më pas hynin në banesa të maskuar me maska dhe paruke për të shmangur kamerat e sigurisë.

Pas një hetimi disa mujor, pesë persona u arrestuan, ndërsa 11 të tjerë janë nën hetim. Autoritetet sekuestruan 39,465 euro cash, tre armë zjarri, dy makina luksoze, shtatë targa të përkulura dhe orë luksoze të markave të njohura, me një vlerë totale mbi 80 mijë euro.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar të gjitha rastet e grabitjeve dhe për të identifikuar të tjerë të përfshirë në rrjetin kriminal.

Share This Article