Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Spanjë ka kaluar 20-mijëshin të shtunën, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Numri total i vdekjeve ka arritur në 20 mijë e 43, me 565 persona që kanë vdekur në 24 orët e fundit. Të premten kishin vdekur 585 persona.
Spanja është një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia.
Numri i rasteve të regjistruara ka arritur në 191 mijë, por sipas zyrtarëve tani në këtë vend ka nisur ngadalësimi i shpërndarjes. Numri i të shëruarve ka arritur në gati 75 mijë.