Gjendja në Spanjë është duke u rënduar nga coronavirusi nga çasti në çast, pasi sërish ka pasur rritje të vdekjeve ku vetëm gjatë 24 orëve numri i viktimave ka shkuar në 769.
Ministria spanjollë e Shëndetësisë ka njoftuar sot se numri i përgjithshëm i të vdekurve në këtë vend ka shkuar në 4.838, derisa i atyre të infektuar është shumë më i madh
Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre që të parandalojnë përhapjen e virusit, ndërkaq masat e ndërmarra pritet të ashpërsohen duke marrë parasysh se situata është rënduar.
Fatin e ngjashëm po e ka edhe Italia, që po konsiderohet si një nga vendet me numrin më të madh të viktimave dhe të infektuarve në Evropë.