Spanjë/ Polumbarët zhyten në parkingun e përmbytur të një qendre tregtare në Valencia: Një varrezë

albnews
By
1 Min Read

“Ai parking është një varrezë.” Këto janë fjalët e para të zhytësve spanjollë, të cilët arritën të hyjnë në parkun nëntokësor të qendrës tregtare Bonaire, i cili ishte përmbytur ishte plotëisht.

Sipas mediave, në momentin e përmbytjes, të martën pasdite, dyqanet e veshjeve, restorantet dhe kinematë ishin të hapura dhe në zonë kishte qindra njerëz.

Niveli i ujit është rritur në tre metra dhe parkimi i makinave, me 5700 vende në dispozicion, është kthyer në një kurth vdekjeje.

Sipas ekipeve të kërkim shpëtimit, të cituara nga gazeta eldiario.es, numri i viktimave mund të jetë i “pallogaritshëm”.

Share This Article