Spanjë, shënohen 102 vdekje të reja nga COVID-19

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kjo është shifra më e ulët e vdekjeve ditore nga COVID-19 në Spanjë që nga 16 marsi e deri më tani

Madrid

Në 24 orët e fundit në Spanjë janë regjistruar 102 vdekje duke e rritur në 27.563 numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA). 

Ministria e Shëndetësisë së Spanjës ka përditësuar të dhënat lidhur me rastet dhe vdekjet nga COVID-19 në vend. Shifra e vdekjeve që dje u njoftua si 138 sot ka rënë në 102. Kjo është shifra më e ulët e vdekjeve ditore nga COVID-19 në Spanjë që nga 16 marsi e deri më tani. 

Ndërkohë, Fernando Simon, drejtori i Qendrës së shërbimeve emergjente shëndetësore dhe të koordinimit paralajmërues të Ministrisë lidhur me të dhënat e reja për COVID-19 tha se “Janë shifrat më të ulëta pas një periudhe shumë të gjatë, megjithëse ende në përmasa të trishtueshme, janë pozitive nga pikëpamja e evolucionit të pandemisë”.

Ndërkohë me 539 rastet e shënuara në 24 orët e fundit ka arritur në 230.698 numri i rasteve të përcaktuara sipas testeve PCR. Gjithashtu është ndarë informacioni se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në të gjithë vendin janë kryer testet PCR tek 1.919.411 persona.

Ministria spanjolle ka bërë të ditur se numri i personave të shëruar gjithsej ka arritur në 146.446.

Sipas statistikave të përgjithshme në Spanjë, 95 për qind e personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 janë të moshës mbi 60 vjeç.

– Taracat e restoranteve në Madrid dhe Barcelonë nuk do të hapen as javën e ardhshme

Ministria spanjolle e Shëndetësisë ka përcaktuar zonat që më 18 maj do të kalojnë në fazën e dytë në kuadër të procesit të normalizimit gradual të përcaktuar nga qeveria për të lehtësuar efektet ekonomike dhe sociale të COVID-19.

Më 11 maj 51 për qind e Spanjës kaloi në nivelin 1 që është faza e dytë ndërsa më 18 maj kjo normë u njoftua se do të rritet në 70 për qind.

Qytetet Madrid, Barcelonë dhe gjysma e rajonit autonom Castilla y Leon ku COVID-19 është vërejtur më intensiv do të vazhdojnë të qëndrojnë në nivelin 0 që është faza e parë.

Në qytetet që kanë mbetur në fazën e parë janë lehtësuar disa praktika si pranimi i klientëve pa rezervim paraprak nga bizneset e vogla ndërsa është njoftuar se taracat e restoranteve dhe bareve do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Bashkia e Barcelonës, pavarësisht se nuk është kaluar në fazën e dytë, njoftoi se duke filluar nga e mërkura do të hapen plazhet me qëllim për të bërë ecje.

Për 4 ishujt (La Gomera, Formentera, El Hierro, La Graciosa) në administratat autonome në ishujt Canary dhe Balearic që janë zona turistike të vendit, u vendos që të kalojnë në nivelin 2 që është faza e tretë e normalizimit.

Në këto ishuj do të lejohn me pjesëmarrje të kufizuar në ambiente të hapura, aktivitetet kulturore si kinematë, teatrot ose dasmat.

Qeveria e majtë e koalicionit në Spanjë, planifikon që procesi i normalizimit i përbërë nga 4 faza të përfundojë në të gjithë vendin deri në fund të muajit qershor.

Share This Article