Spanjë, shënohen më së paku viktima të virusit në gati tri javë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i viktimave të koronavirusit në Spanjë ka shënuar rënie për të tretën ditë me radhë. Gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet u raportuan 510 vdekje të reja.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila konfirmoi se ky është numri më i vogël i viktimave brenda një dite që nga data 23 mars.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi shkoi në 16,353, ndërsa numri i të infektuarve në 161,852.

Gjatë 24 orëve të kaluara u shënuan mbi 4,800 raste të reja të infektimeve në njërin prej vendeve më të prekura të Evropës dhe botës.

Spanja tash për tash ndodhet në vendin e dytë në botë për numrin e viktimave pas Italisë dhe Shteteve të Bashkuara, shkruan “Reuters”.

Share This Article