Spanjë, shënohet numri më i madh i rasteve me Covid-19 që nga heqja e karantinës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Spanjë janë konfirmuar 3.715 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të mërkurën. Ky numër është rekord ditor që nga heqja e karantinës në këtë vend, në fund të qershorit.

Në kryeqytet, Madrid, janë shënuar më së shumti raste – 1.535.

Sipas njoftimit, përcjell Reuters, në 24 orët e fundit kanë vdekur 14 pacientë me COVID-19, derisa një ditë më herët kanë vdekur 21.

Në javën e fundit kanë vdekur 131 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në Spanjë janë shënuar 370.867 raste pozitive.

Spanja ka numrin më të madh të të infektuarve në Evropën Perëndimore në 14 ditët e fundit për 100 mijë banorë.

Autoritetet lokale kanë vënë kufizime për klubet e natës dhe transportin publik, të cilat ishin hequr para një jave.

Share This Article