Spanjë, zëvendëskryeministrja Calvo rezulton pozitive me COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministrja spanjolle, Carmen Calvo ka rezultuar pozitive për koronavirus, disa ditë pasi u pranua në spital me një infeksion të frymëmarrjes, njoftoi sot qeveria spanjolle.

Calvo, 62 vjeçe, raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka qenë në karantinë paraprake, që kur u sëmur në Madrid, të dielën.

Calvo është anëtarja e tretë i qeverisë së majtë të kryeministrit Pedro Sanchez që rezulton pozitive.

Politikanë të tjerë të profilit të lartë në Spanjë janë infektuar, duke përfshirë drejtuesit e rajoneve të goditura më keq, Katalonja dhe Madridi.

Share This Article