Spanjës i bëhet thirrje që të njohë Kosovën pas Palestinës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtohen thirrjet ndaj Spanjës që të pranojë pavarësinë e Kosovës, pas njohjes së Palestinës si shtet.

Në rrjete sociale janë shpërndarë mesazhe të ndryshme në këtë drejtim. Ka prej atyre që e konsiderojnë ironik, vendimin e Spanjës për njohjen e Palestinës përpara Kosovës, që është një shtet funksional, të cilit Spanja i pranon dokumentet e udhëtimit.

Disa ekspertë të Ballkanit dhe gjeopolitikës vënë në pah faktin që Pedro Sanchez është bërë kryeministër falë mbështetjes së partive separatiste Baske dhe Katalanase, ndërsa përdor Kosovën kundër tyre.

Spanja njohu Palestinës por refuzon të pranojë pavarësinë e Kosovës është gjëja më e trashë e politikës europiane”, thekson një ekspert.

Daniele Del Orko, një gazetar italian, thotë se njohja e Palestinës nga Spanja po tregon se paradigma diplomatike po ndryshon. Megjithatë qeveria e Madridit nuk ka sinjalizuar ndonjë ndryshim në qasjen ndaj Kosovës. 

Share This Article