ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Disa njerëz sëmuren pasi paketa u dorëzua në bazën Air Force One 5 hours ago
Makina bie në liqen pas ndjekjes policore, humbin jetën 6 emigrantë të paligjshëm në Bullgari 5 hours ago
Pesëdhjetë e katër persona të plagosur në shpërthimin në xhami në shkollën e mesme të Xhakartës 5 hours ago
Analizë| Misteri rus në Detin e Kuq, pse Moska po ndihmon Houthi-t kundër Perëndimit (dhe kundër Italisë) 5 hours ago
Dalin email-et e Angelina Jolie për betejën ligjore me Brad Pitt: Po më sëmur 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Spanjollët nisin me provokime, Kosovës i referohen si “territori i Kosovës”

albnews by albnews
9 March, 2021
in Bota, Kosova
0
Spanjollët nisin me provokime, Kosovës i referohen si “territori i Kosovës”

A Spanish flag flutters behind a red traffic light at Plaza Colon square in Madrid, Spain, January 10, 2019. REUTERS/Sergio Perez

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

ederata e Futbollit të Spanjës ka njoftuar se përzgjedhësi Luis Enrique më 15 mars do të shpall listën për ndeshjet e ardhshme. Por në njoftim Federata e Futbollit e Spanjës nuk ka pasur trajtim të barabartë për Kosovën ashtu si për përfaqësueset tjera.

Kosovës, Federata e Futbollit e Spanjës i është referuar si “territori i Kosovës”.

RelatedPosts

Kryeministri Orban mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, takohet me Donald Trump

Disa njerëz sëmuren pasi paketa u dorëzua në bazën Air Force One

Makina bie në liqen pas ndjekjes policore, humbin jetën 6 emigrantë të paligjshëm në Bullgari

“Spanja nis rrugën për në Katari 2022 ndaj Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Spanjës.

Kosova është e pranuar me të drejta të plota në UEFA e FIFA me emrin zyrtar të saj. Por Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe tani as ndaj përfaqësueses nuk ka pasur qasje si ndaj përfaqësueseve tjera.

Kosova luan ndaj Spanjës më 31 mars në Seville. Kosova fillimisht luan miqësore me Lituaninë më 24 mars e më pas hap eliminatoret për Botërorin 2022 ndaj Suedisë, më 28 mars në Prishtinë.

Ndërkohë Spanja ndeshjen e parë kualifikuese e luan ndaj Greqisë më 25 mars. Më 28 mars është ndeshja Gjeorgji – Spanjë, ndërsa më pas spanjollët e presin Kosovën.

Spanja është favorite për të fituar grupin. Ajo vlerësohet prej përfaqësueseve më të mëdha në botë. Ndeshjen e fundit e ka fituar ndaj Gjermanisë, 6:0, më 17 nëntor të vitit të kaluar.

Ndeshja Spanjë – Kosovë nuk pritet të jetë si gjithë të tjerat pikërisht për faktin se Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës. Fillimisht ka pasur zëra që ndeshja të luhet në territor neutral. Por autoritetet spanjolle u pajtuan që ndeshja të luhet në Spanjë, me gjithë faktin se nuk e njohin shtetin e Kosovës. Në të kaluarën sportistët kosovarë kanë pasur telashe për përfaqësim të barabartë në ngjarjet e mbajtura në territorin e Spanjës. Por ka pasur edhe raste kur sportistët kosovarë janë trajtuar të barabartë me sportistët e vendeve tjera. Në Botërorin e juniorëve në hendboll, dy vjet më parë, ishte intonuar himni i Kosovës dhe ishte shfaqur flamuri i Kosovës.

Në futboll çështja është më problematike për shkak të publicitetit. Më parë spanjollët kishin refuzuar të ofrojnë trajtim të barabartë për një përfaqësuese të grupmoshave të reja të Kosovës dhe i gjithë turneu kualifikues ishte zhvendosur në Zvicër.

“Spanja do të mbyllë ndeshjen e këtij muaji më 31 mars në stadiumin La Cartuja në Seville përballë territorit të Kosovës”, shkruan ndër të tjera në njoftimin e Federatës së Futbollit të Spanjës.

Kosova i ka në grup edhe dy përfaqësuese të shteteve që nuk njohin shtetin e Kosovës, Greqinë e Gjeorgjinë. Por ndaj Greqisë e Gjeorgjisë nuk pritet të ketë telashe të prezantimit të barabartë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Disa njerëz sëmuren pasi paketa u dorëzua në bazën Air Force One

Disa njerëz sëmuren pasi paketa u dorëzua në bazën Air Force One

7 November, 2025
Makina bie në liqen pas ndjekjes policore, humbin jetën 6 emigrantë të paligjshëm në Bullgari

Makina bie në liqen pas ndjekjes policore, humbin jetën 6 emigrantë të paligjshëm në Bullgari

7 November, 2025
Pesëdhjetë e katër persona të plagosur në shpërthimin në xhami në shkollën e mesme të Xhakartës

Pesëdhjetë e katër persona të plagosur në shpërthimin në xhami në shkollën e mesme të Xhakartës

7 November, 2025
Analizë| Misteri rus në Detin e Kuq, pse Moska po ndihmon Houthi-t kundër Perëndimit (dhe kundër Italisë)

Analizë| Misteri rus në Detin e Kuq, pse Moska po ndihmon Houthi-t kundër Perëndimit (dhe kundër Italisë)

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result