Spanjollët shijojnë natyrën, ndërsa lehtësohen kufizimet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Spanjollët kanë shfrytëzuar sa më shumë lehtësimin e fundit të bllokimit të vendit, pasi ata kanë dalë në rrugë që herët në mëngjes.

Heqja e kufizimeve për ushtrime për të rriturit ka bërë që mijëra vrapues, shëtitës dhe çiklistë të dalin për herë të parë në shtatë javë thjesht për kohën e lirë në Madrid dhe qytete të tjera.

Në shumë zona, numri i madh i atyre që dolën në rrugë e bënë atë të duket pothuajse si një mëngjes normal të së shtunës, përveç faktit se u vu re distanca fizike dhe makinat e pakta në rrugë.

Në provincën jugore të Kadizit, surfistët i janë rikthyer këtë mëngjes detit, megjithëse noti i rregullt mbetet ende i ndaluar.

“Dua të dal sepse është një ditë e bukur,” tha Carmen Pérez, një 65-vjeçare në Madrid. “Por unë jam pak e frikësuar nga infektimi.”

Rastet e konfirmuara në Spanjë u rritën të shtunën me 1.366 duke e çuar në 216.582 numrin e të infektuarve, dhe numri i vdekjeve është rritur nga 276 në 25.100. (BBC)

Share This Article