Spanjollët vërshëllyen himnin e Shqipërisë dhe shfaqën parullën “Kosova është Serbi” para ndeshjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duket krejt e pakuptueshme armiqësia e spanjollëve ndaj shqiptarëve dhe kosovarëve. Ditën e shtunë (dje) u zhvillua miqësorja mes Spanjës dhe Shqipërisë që përfundoi me rezultatin 2-1.

Në fillim të takimit tifozët vërshëllyen himnin kombëtar shqiptar dhe nuk lejuan që ai të nderohej siç duhej.

Takimi u zhvillua në Barcelonë, në zemrën e Katalunisë dhe lojtarët e Spanjës u përshëndetën nga një stadium plot dhe tifozët që valëvitnin flamujt spanjollë dhe duartrokitën përshëndetën himnin kombëtar.

Përveç kësaj, nëpër tribunë u shpalos një flamur i madh i Spanjës, ku shkruhej: “Barcelona i përket Spanjës”. Megjithatë, këto nuk ishin thirrjet e vetme politike në ambientet brenda dhe jashtë stadiumit në Barcelona.

Disa nga tifozët spanjollë kishin përgatitur edhe një parullë të cilën e shpalosën jashtë stadiumit një mesazh skandaloz. “Kosova është Serbi – Katalunia është Spanjë” – thuhej në mesazhin skandaloz dhe qesharak të tifozëve spanjollë.

Derisa pritej të fillonte takimi, u panë flamuj të Shqipërisë në mesin e tifozëve spanjollë, gjersa të pranishëm ishin edhe tifozët kuqezi.

Share This Article