“Spare” i Princit Harry thyen rekord, shndërrohet në librin më të shitur jo-fiction në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Spare” i Princ Harry-t është shpallur si libri jo-fiction më të shiturin në Britani, ku janë shitur rreth 500 mijë kopje vetëm në javën e parë.

Vetëm në javën e parë të publikimint, u shitën 467183 kopje, duke thyer kështu një rekord të ri në botën e librave. Kjo nuk përfshin shitjet e librave elektronikë ose ato audio.

Shtëpia botuese “Penguin Random House” në Britani tha se libri kishte shitur 750,000 kopje në të gjitha formatet, duke përfshirë ata elektronikë dhe audio. Nga këto, 400,000 kopje ishin në ditën e parë të shitjes në Britanisë .

Libri gjithashtu mbetet i pari në tabelën e librave më të shitur në Amazon dhe është titulli më i shitur i faqes jo-fiction.

“Spare” shiti 1,430,000 kopje në ditën e parë në shitje në SHBA, Kanada dhe Britani, sipas botuesit të librit Penguin Random House, duke tejkaluar “Tokën e Premtuar” të Barack Obamës, i cili më parë kishte regjistruar shitjet më të mëdha të ditës së parë për botuesin.

Harry ka bërë një sërë paraqitjesh në media për librin, duke përfshirë një intervistë për ITV në Britani.

Share This Article