Spartak Moska është tallur me Cristiano Ronaldon, derisa sulmuesi por kërkon të largohet nga Manchester United për të gjetur një klub të ri.
37-vjeçari u ka thënë Djajve të Kuq se dëshiron të largohet nga “Old tRafford”, në mënyrë që në sezonin e ri të luajë në Ligën e Kampionëve.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk u bashkua me shokët e tij të skuadrës në turneun e tyre para-sezonal në Tajlandë për “arsye familjare”.
Në vend të kësaj, ai është duke u stërvitur i vetëm ndërsa kërkon një klub që dëshiron ta largojë portugezin nga Unitedi.
Një skuadër saudite e paidentifikuar thuhet se i ka ofruar United 30 milionë euro dhe Ronaldos dy milionë euro në javë, por ai e ka refuzuar propozimin në përpjekjen e tij për të qëndruar në Evropë.
Qëndrimi i tij i mundshëm te United ka argëtuar skuadrën ruse Spartak Moska, të cilët janë tallur me sulmuesin në rrjetet sociale.
Asi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është i prirur të largohet nga klubi këtë verë
Ata citojnë një postim të vjetër nga janari 2021 në Twitter, ku i shkruan “Përshëndetje” Lionel Messit kur ai dëshironte të largohej nga Barcelona, me asin argjentinas thjesht duke iu përgjigjur “jo”.
Në një mesazh, ata treguan se Ronaldo tani kishte thënë “Përshëndetje Spartak” në shenjë se lojtari po lufton për të gjetur një klub të ri.
Dhe ishte radha e tyre të përgjigjeshin me një “jo” të prerë.
Në mbishkrimin e postimit, ata thjesht thanë: “Përsëri dhimbje. Por, jo për ne këtë herë”.
Tifozëve iu duk qesharake postimi i tyre në Twitter, pasi një fans tha: “Ronaldo duhet të kishte lëvizur në heshtje, tani ai është cak i talljeve”.
Një tjetër komentoi: “Ky administrator (i faqes) është legjendar”.
Një i tretë shtoi: “Spartak Moska duhet të ketë administratorin më të mirë”.