• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 12, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Numri i të intervistuarve nga Specialja afrohet në 100

Specialja e pakthyeshme, me ngritjen e aktakuzave paralajmërohet zbehje e skenës politike

by albnews
16 November, 2019
in Kosova
0
5
VIEWS

Shoqëria civile tani e sheh si problematik rikthimin e Gjykatës Speciale për vlerësim në Kuvendin e Kosovës, pasi sipas tyre legjislativi nuk ka më kompetenca të merret me këtë gjykatë.

Por, në rast se Gjykata Speciale rikthehet, ata thonë se legjislatura e ardhshme duhet ta pranojë, pasi nëse tentohet të kundërshtohet, kjo do të jetë një “vetëvrasje” për shtetin e Kosovës, respektivisht për raportet e me SHBA-në, BE-në dhe shtetet mike.

Drejtori Ekzekutiv i Organizatës “Çohu”, Artan Demhasaj, i tha Ekonomia Online se shumë shpejt pritet të ngrihen aktakuzat ndaj të dyshuarave.

Prandaj, siç tha ai, në një situatë të tillë është problematike të kthehet Gjykata Speciale për vlerësim në Kuvend.

“Është problem të kthehet për vlerësim për faktin se ne kemi hartuar disa ligje në Kuvendin e Kosovës të cilat i kanë themeluar dhomat e specializuara dhe iu kanë jep kompetenca për të vepruar. Janë zhvilluar një numër i madh i intervistave qoftë si të dyshuar apo dëshmitarë. Tani ka ardhur procesi ku pritet të ngritën aktakuzat e para. Ne një situatë të tillë të kthehet ligji për vlerësim është problematike”.

“Por për ta bërë një rivlerësim të Gjykatës në një situatë që kemi 4 vite që funksion mund të jetë problem në aspektin e faktorit ndërkombëtar i cili mundet të reagoj shumë keq. Ashtu siç ka reaguar kur është tentuar me u shpërbë Gjykata Speciale përmes Kuvendit të Kosovës”.

Ndër të tjera, Demhasaj tha se nëse një pjesë të të dyshuarve u ngritën aktakuzat atëherë kjo gjë do ta zbeh skenën politike në vend.

“Është problematike që një situatë e tillë me tentua me e zhbë Gjykatën Speciale sepse dëmi do të jetë më i madh se sa kur është bërë Gjykata. Në momentin kur fillojnë me u ngritë aktakuzat atëherë mbetet me u parë se në çfarë niveli do të ngritën. Potencialisht duke marrë parasysh numrin e madh e të intervistuarve, nëse një pjesë e tyre ngritën aktakuza në një mënyrë do ta zbehin skenën politike të vendit”, ka thënë Demhasaj për EO.

Kurse drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, tha se Kosova duhet të përmbushë obligimet ndërkombëtare që ka marrë.

tha se legjislatura e re duhet ta lejoj funksionimin e Gjykatës në mënyrë që mos të ketë plasaritje ndërmjet Kosovës dhe shteteve që e kanë ndihmuar të themelohet kjo gjykatë.

“Me përpjekjen e disa deputetëve për shfuqizimin e kësaj gjykatë apo çdo përpjekje eventuale e deputetëve të rinj të legjislaturës së ardhshme, qoftë për ta shpërbërë gjykatën apo për ta bërë vlerësimin e kompetencave apo përgjegjësive të kësaj gjykate. Kjo do të ishte një vetëvrasje për shtetin e Kosovës, respektivisht për raport e Kosovës me ShBA, BE dhe shtetet mike që e mbështesin Kosovën”.

“Mund te themi që Gjykata Speciale e Kosovës është punë e kryer dhe është në vlugun më të madh të punëve duke filluar më një numër të madh të personave që janë duke u ftuar pothuajse në baza ditore. Qoftë në cilësinë e dëshmitarëve, apo të pandehurve”.

“Andaj Kosovës nuk i mbetet tjetër veç se të përkrah dhe të përmbushë obligimet ndërkombëtare në bazë të kushtetueses dhe ligjit. Deputetët të cilët do të zgjidhen në legjislaturën e re, krejt çka mund të bëjnë është që mos të pengojnë këtë gjykatë në ushtrimin e funksionimit të saj që mos te kemi një plasaritje të re mes Kosovës dhe shteteve që kanë përkrahur dhe kanë kërkuar nga Kosova që të themeloj këtë gjykatë së bashku edhe me shtetin e Holandës”.

Sipas tij, ngritja e aktakuzave do të zbehet skena politike në vend, raporton EO.

“Krerët kryesor që kanë udhëhequr deri me sot në Republikën e Kosovës që kanë pasur një rol më të madh në UÇK, qoftë në mediet vendore apo ndërkombëtare që po bëhet lajm që janë duke u ftuar nga Gjykata Speciale. Varësisht se kur kjo gjykatë do të filloj me ngritjen e aktakuzave ndaj personave që mund të jenë subjekt i kësaj gjykate, e kjo mund të ndikoj në skenën politike të Kosovës duke marr për bazë raportin e Dicky Marty dhe ftesat që janë duke ardhur”, tha Miftaraj.

Specialja u formua në vitin 2015, pas një presioni të vazhdueshëm ndërkombëtar, për të gjykuar krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit që supozohet se janë kryer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërmjet viteve 1998 dhe 2000.

Previous Post

D’Addario: KFOR-i e ka për detyrë edhe të mundësojë dialogun

Next Post

Mustafa: Demarkacioni punë e kryer, Kosova s’humb tokë

albnews

albnews

Related Posts

Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj
Kosova

Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj

12 May, 2025
Zgjedhjet në Shqipëri/ Kryekomunari i Drenasit voton në Tiranë, “zbulon” kandidatin që mbështet
Albania

Zgjedhjet në Shqipëri/ Kryekomunari i Drenasit voton në Tiranë, “zbulon” kandidatin që mbështet

11 May, 2025
Kurti për moskonstituimin e Kuvendit e fajëson opozitën: Zgjedhjet mund të përsëriten, por…
Kosova

Kurti për moskonstituimin e Kuvendit e fajëson opozitën: Zgjedhjet mund të përsëriten, por…

10 May, 2025
Next Post
Mustafa i reagon BE-së: Një ditë do të na kërkoni që të mos marrim as frymë pa dialoguar me Serbinë

Mustafa: Demarkacioni punë e kryer, Kosova s’humb tokë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

12 May, 2025
Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

12 May, 2025
Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

12 May, 2025
Të gjitha gratë e dënuara në burgun e Pojskës, me mazhorancën

Të gjitha gratë e dënuara në burgun e Pojskës, me mazhorancën

12 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4680 shares
    Share 1872 Tweet 1170
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2385 shares
    Share 954 Tweet 596
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1860 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1694 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM