Sipas avokatit Arianit Koci, është në interes publik që të bëhet e ditur nëse aktakuza është konfirmuar.
Janë bërë saktësisht gjashtë muaj prej kur Zyra e Prokurorit të Specializuar dorëzoi një aktakuzë në Dhomat e Specializuara.
Është fjala për aktakuzën ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thacit e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit.
Megjithëse ka kaluar afati i rregullt ligjor, nga këto organe të drejtësisë akoma nuk është bërë e ditur nëse kjo aktakuzë është hedhur poshtë apo konfirmuar.
E sipas avokatit Arianit Koci, kjo heshtje nënkupton se aktakuza është konfirmuar së paku pjesërisht.
Sipas Kocit, rregullorja parasheh që aktakuza mund të mos bëhet publike, mirëpo thotë që kjo hapësirë po shfrytëzohet si shpesh nga Specialja.
E sipas avokatit Artan Qerkini, një vonesë e tillë mund të ndodhë për shkak të përkthimit të aktakuzës.
Dhomat e Specializuara, gjatë së shtunës nuk i kanë kthyer përgjigje televizionit për këtë çështje.
Thaçi e Veseli sipas aktakuzës dyshohen për krime lufte.
Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme./Express/