Sot duke filluar nga ora 10:00-12:00 do të mbahet seanca për shpalljen e aktgjykimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në rastin e ish-drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Më 17 mars 2022, paneli, pasi ka dëgjuar të gjitha palët, argumentet përmbyllëse dhe qëndrimin e palës së akuzuar, ka mbyllur rastin.
Prokuroria ka kërkuar që Gucati dhe Haradinaj të dënohen me nga gjashtë vjet burgim.
Ndryshe krerët e OVL e UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë arrestuar në shtator të vitit 2020.
Ata dyshohen se kanë shpërndarë dokumente të Gjykatës Speciale, të cilat u ishin dërguar në zyrat e OVL UÇK-së.