Spektakël i Lewandowskit me het-trik, Barcelona fiton ndaj Plzen

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Plzen me rezultat 5-1 në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Katalunasit e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar që në starto portën e çekëve.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i parë me Jules Kounde që asistoi për Fanck Kessie që shënoi për 1-0.

Në minutën e 34-të erdhi edhe goli i dytë për Barcelonën, me Robert Lewandowskin që gjeti rrjetën pas asistimit të Sergi Robertos për 2-0.

Mysafirët u kthyen në lojë në minutën e 44-të, kur Vaclav Jemelka  gjeti Jan Sykora që shënoi për 2-1.

Por pak pa u mbyllur pjesa e parë, Ousmane Dembele gjeti Lewandowskin që shënoi golin e dytë personal për rezultatin 3-1.

Fillimi i pjesës së dytë ishte më i mirë për çekët, që rrezikuan disa herë, por golin e gjetën Barcelona.

Robert Lewandowski kompletoi het-trikun në minutën e 67-të, kur shënoi për 4-1, kësaj radhe pas asistimit të Ferran Torres.

Në minutën e 71-të ishte radha e Ferran Torres që shënoi për 5-1 pas asistimit të Dembeles.

Deri në fund edhe pse skuadrat tentuan nuk kishte më gola.

Barcelona merr tri pikët e para në grup, sikurse edhe Bayern Munich, ndërsa Inter dhe Plzen janë pa pikë.  

Share This Article