Spektakël në qiell

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teleskopi Hubble i ndihmoi shkencëtarët të bëhen dëshmitarë të një spektakli të rralle nga hapësira.

Ndonjëherë ndodh që dy galaksi të përplasen me njëra tjetrën duke rezultuar me një boom yjesh të reja. Por Teleskopi i Nasës dhe Agjencisë hapësinore evropiane, ESA I dhuroi eksperteve imazhet e jashtëzakonshme të 6 galaktikave që bashkohen dhe secila prej tyre, është një spektakël më vete!

ESA I publikoi pamjet për të kremtuar fillimin e 2021-shit. “ Këto sisteme janë laboratore të shkëlqyera për gjurmimin e krijimin të reve yjore në kushte ekstreme fizike”, thuhet në një deklaratë të agjencisë. Retë yjore janë një grup I madh yjesh pranë njëra-tjetrit. Galaksitë e përfshira shfaqin që të gjitha shenja të së shkuarës së tyre të egër.

ESA e përshkruan galaktikën NGC 3256 si të veçantë dhe të deformuar. NGC 3690 është një “fabrikë supernovash” dhe imazhi i NGC 6052 tregon dy galaktika ende në proces përplasjeje. Shkencëtarët u përqendruan tek grupet e yjeve brenda galaktikave dhe kërkuan të shohin se çfarë u ndodh atyre kur sistemi në të cilin ndodhet bashkohet me një tjetër. Përplasjet duket nxisin krijimin e yjeve të reja, duke e rritur atë që përshkruhet si shkalle e “lindjeve yjore”.

ESA shpjegoi se Rruga jonë e Qumështit zakonisht formon grupe yjesh me masa që janë 10 mijë herë më shumë se masa e diellit tone. Por kjo sipas saj, nuk krahasohet me masat e grupeve të yjeve të formuara në galaksitë që përplasen, të cilat mund të arrijnë miliona herë masën e diellit tonë.”

https://www.televizioni.tv/embed/e9EVZNnH17R82Ox

Share This Article