Spektakël në Rinas: Shqiptarët presin me këngë e valle krushqit nga Kazakistani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një episod i pazakontë është regjistruar sot në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ku u bë pritja e një grupi krushqish të ardhur nga Kazakistani.

Mes hareje, luleve dhe emocioneve, të afërmit dhe miqtë kishin mbushur hollin e aeroportit për të pritur mysafirët e largët, duke e shndërruar momentin në një skenë festive. Pritja e krushqve nga një vend aq i largët si Kazakistani ka tërhequr vëmendjen e udhëtarëve dhe qytetarëve të tjerë të pranishëm, të cilët nuk ngurruan të fiksonin me kamera atmosferën.

Kjo ngjarje sjell edhe një tjetër shembull të lidhjeve gjithnjë e më të ngushta familjare dhe kulturore mes shqiptarëve dhe komuniteteve nga vende të tjera të botës.

Share This Article