Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur sot në një takim Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.
Në këtë takim është diskutuar rreth bashkëpunimin të ngushtë me UNKT, ndërsa bëhet e ditur se Spence ka përsëritur gatishmërinë e 17 agjencive të Kombeve të Bashkuara që janë të pranishme në Kosovë për të mbështetur synimet e Qeverisë së Kosovës dhe vlerësoi lart bashkëpunimin e deritanishëm, i cili ka rezultuar që Kosova të ketë projekte të përbashkëta me organizatat e Kombeve të Bashkuara në vlerë deri në 46 milionë dollarë vitin e kaluar.
“Në takim u bisedua edhe për mënyrat e intensifikimit të bashkëpunimit. Në veçanti, znj. Spence theksoi gatishmërinë e Kombeve të Bashkuara për të mbështetur iniciativat të Qeverisë për arsimin gjithëpërfshirës dhe paqebërës, dhe ndau rezultatet e analizës së UNDP-së për nevojat e familjeve të prekura nga përmbytjet”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministit.
Gjithashtu, sipas njoftimit të zyrës për informim të kryeministrit Kurti bëhet e ditur se pjesë e bisedimeve gjatë këtij takimi ishte edhe gjetja e mënyrave me të cilat mund të punojnë agjencitë e OKB-së bashkë me qeverinë në mbështetje të fermerëve të vegjël të prekur nga përmbytjet.