Spezia eliminon Romën, kalon në çerekfinale të Kupës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Spezia e mbrojtësit shqiptar Ardian Ismajli ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi ka eliminuar Romën pas vazhdimeve, 4:2.

Ndeshja e rregullt prej 90 minutave u mbyll baras 2:2.

Andrey Galabinov dhe Riccardo Saponara shënuan të parët për Spezian në 15 minutat e parë dpër epërsinë prej dy golave.

Megjithatë, Roma arriti të kthehej, madje edhe me “ndihmën” e Ismajlit që shkaktoi penaltinë. Lorenzo Pellegrini shënoi nga penalltia në minutën e 43-të para se Henrikh Mkhitaryan të barazonte gjithçka në minutën e 73-të.

Në vazhdime, Daniele Verde dhe Riccardo Saponara shënuan për fitoren e Spezias.

Share This Article