Spielberg, gati për filmin e frymëzuar nga fëmijëria e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Steven Spielberg tashmë e ka bërë planin për projektin e radhës.

Deadline njofton se regjisori i famshëm dëshiron të realizojë një film të frymëzuar nga fëmijëria e tij në Phoenix të shtetit amerikan, Arizona. Po ashtu, aktorja e popullarizuar, Michelle Williams, pritet ta luajë rolin kryesor të femrës, të inspiruar nga nëna e filmbërësit. Duke qenë se për herë të parë do të xhirojë një tregim personal, Spielberg ka vendosur të përfshihet edhe në shkrimin e skenarit me bashkëpunëtorin e tij shumëvjeçar, Tony Kushner.

Hera e fundit kur ai kishte shkruar një skenar ishte për filmin e vitit 2001, “A.I. Artificial Intelligence”.

Xhirimet e filmit të ri pritet të fillojnë gjatë verës, ndërsa shfaqja nëpër kinema do të jepet në vitin 2022.

Share This Article