Spinazola largohet nga kampi i Italisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Leonardo Spinazzola është larguar nga kampi i Kombëtares se Italisë pasi që do të nënshtrohet operacionit të thembrës së Akilit, derisa ai është përcjellë me plot duartrokitje nga shokët e tij të skuadrës

Mbrojtësi i majtë i Romës shpërtheu në vajë gjatë fitores se mbrëmshme 2-1 kundër Belgjikës në Munich, derisa ai u lirua menjëherë për shkak të lëndimit të tij serioz

Më vonë është konfirmuar që ai ka lënduar thembrën e Akilit dhe do të udhëtojë sot në Romë për të bërë testin dhe më shumë siguri edhe operimin.

Turneu për të ka marrë fund, por gara në Euro 2020 do të vazhdojë për Italinë, të cilët do të përballën me Spanjën në gjysmëfinale në Wembley të martën.

Sipas faqes zyrtare të Kombëtares se Italisë në Twitter, Spinazzola është ndarë me shokët në mënyrë tepër emocionale derisa ishin të përqendruar në fushën e stërvitjeve Coverciano afër Firencës, me shumë duartrokitje dhe brohorima si Spina dhe me një përshëndetje individuale për çdo lojtar.

Në fund, trajneri Roberto Mancini është parë duke i dhënë një përqafim prindëror në korridor, Spinazzolas. Duke marrë parasysh dëmtimin, Spinazzola pritet të jetë jashtë fushave për 4-6 muaj. 

Share This Article