Spiropali: Nëse Meta ka hallin e konfliktit civil le të bindë Monikën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja Elisa Spiropali në një postim në Twitter, thotë se nëse presidenti Ilir Meta ka hallin e konfliktit civil. le të bindë kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi të mos hakërrehet.

“Meta ka vërtetë hallin e shpërthimit të dhunës dhe konfliktit civil në Shqipëri? Po e kishte dhe e ka shumë të thjeshtë: Le të bindë Monikën të mos hakërrehet dhe Saliun të mos ndërseje Lulin rrugëve deri në 30 qershor e ja ku e shpëtoi Shqipërinë!”, ka shkruar Spiropali.

Ky postim i Spiropalti u shpërnda edhe nga kryeministri Edi Rama.

Presidenti Meta  dekretoi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa mazhoranca tha se do të nisë procedurat për shkarkimin e tij./Ora News/

Share This Article