Spiropali takon ambasadorin e OSBE-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ambasadorin e OSBE-së në vendin tonë, Vincezo Del Monaco.

Ministrja Spiropali informoi se Reforma Zgjedhore e përfunduar dhe rëndësia e zgjedhjeve model në 25 prill, ishin disa nga temat e diskutuara.

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, e mori detyrën në tetor 2020, në fund të Kryesisë shqiptare të Radhës të organizatës ndërkombëtare me qendër në Vjenë.

Më herët në një intervistë, ai ka pohuar se, “Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) është partnerja kryesore e Shqipërisë në procesin zgjedhor që do të kulmojë me zgjedhjet politike të 25 prillit”.

Share This Article