Spiropali takon të përndjekurin simbol antikomunist të Shkodrës! (video)

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në “betejën” për Shkodrën, socialistët përdorin çdo mjet, madje “shkelin” edhe mbi krimet e para ardhësve të tyre!

Elisa Spiropali është takuar me Viktor Martinin, një nga përfaqësuesit symbol të qendresës antikomuniste në Shkodër, familja e të cilit e gjitha ka kaluar një kalvar të gjatë vuajtjesh e persekutimesh.

Spiropali, kreu i PS-së për qarkun Shkodër shkruan në faqen e saj:

“Viktor Martini është 84 vjeç. Sigurimi i shtetit i arrestoi babain më 1949-ën. 15 vjet burg. Vdes në burgun e Burrelit. Pas babait, nëna, vëllezërit dhe motra e tij ndiqen e persekutohen. Paçi, Lini, Rudolfi dhe Viktori, katër vëllezër përballojnë vuajtjet e Ferrit në burgun e Burrelit.

Vuajtjet vazhdojnë edhe pas burgut me persekutim e punë të rënda fizike. Familja e tij krenare nuk u mposht, por qëndruan bashkë siç janë dhe sot. Viktori dhe Liza jetojnë në SHBA, por e duan Shkodrën aq fort dhe aq thellë sa vijnë rregullisht çdo vit. Edhe dy herë në vit kur ishim pak më të rinj, thotë Liza.

Më nderuan sot me pritjen e tyre të ngrohtë dhe njerëzore, me bisedën e tyre plot dije dhe dritë, me histori që t’i mbushin sytë, me sytë gjithmonë nga e ardhmja”.

Share This Article