Spiropali viziton familjen e dëshmores së Atdheut, Zarife Hasanaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëkohësisht një prej drejtueseve politike të PS në qarkun e Tiranës zhvilloi sot një takim në shtëpinë e Dëshmores së Atdheut, Zarife Hasanaj në Paskuqan.

“Emocionuese biseda me Muharrem Hasanajn, të atin e dëshmores së Forcave të Armatosura Zarife Hasanaj, nëntetares e cila u nda tragjikisht nga jeta në Letoni gjatë kryerjes së detyrave luftarake krah misionit të NATO-s”, u shpreh Spiropali.

“Gjërat e mira që janë bërë nuk duhen dorëzuar në duart e atyre që nuk punojnë”- tha burri i mençur i kësaj shtëpie, duke na treguar se na pret një rrugë e gjatë, për t’i çuar në tjetër nivel punët e nisura. Jo vetëm si borxh që ua kemi fëmijëve, të rinjve e te moshuarve, por edhe si etalon, në nder të heronjve që e lartësuan emrin e Shqipërisë”, tha Spiropali./ATSH/

Share This Article