Spitalet e Londrës po përballen me një ”cunam” pacientësh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Spitalet publike në Londër po përballen me një ”cunam” të vazhdueshëm të pacientëve me koronavirus, tha sot për Radio 4 Chris Hopson, një zyrtar i lartë në sistemin shëndetësor britanik, njofton gazeta italiane ”La Reppublica”.

”Ka gjithashtu edhe një rritje të madhe të rasteve me koronavirus te stafet spitalore”, shtoi Hopson.

”Spitalet në kryeqytetin britanik tani po përballen me një shpërthim të numrit të pacientëve të sëmurë rëndë, një lloj ‘cunami’ të vazhdueshëm”, tha Hopson në Radio 4.

Më shumë se 21 000 persona kanë vdekur koronavirusë në të gjithë botën, sipas përditësimeve më të fundit nga universiteti ”Johns Hopkins”, raportuar nga CNN.

Më shumë se 471 000 persona janë të infektuar.

Albuk Tv ua sjell pamjet nga Spitali i Londrës, ku po trajtohen të prekurit nga koronavirusi.

Kujdes pamjet janë të rënda për personate ndjshëm:

https://www.youtube.com/watch?v=H23AMBjLOm8&fbclid=IwAR3n-zLHmOjfoHXLNF8I2Pr794Y2wyvzz4g1_hfLu1lLyMn3_UVD2rIHB4A



Share This Article