Spitalet e mbingarkuara, BE thotë se do të financojë transferimin e pacientëve përtej kufijve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Evropian do të financojë transferimin e pacientëve përtej kufijve për të parandaluar që spitalet të mbingarkohen me të sëmurë me COVID-19.

Në një video konferencë me udhëheqësit e BE për të diskutuar mbi krizën shëndetësore, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se ekzekutivi i BE kishte vënë në dispozicion 220 milionë euro për të transferuar pacientët me COVID-19 përtej kufijve.

Liderët e BE-së ranë dakord të koordinojnë më mirë përpjekjet për të luftuar virusin, pasi numri i të infektuarve në Evropë tejkaloi 10 milionë, duke e bërë sërish kontinentin epiqendrën e pandemisë.

Vendet e BE duan të shmangin përçarjet në blloku çka u vu re në fillim të pandemisë, kur shtetet garuan me njëri-tjetrin për të blerë pajisje mjekësore.

Kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se udhëheqësit e BE-së u angazhuan për një shpërndarje të drejtë të vaksinave, ndërsa Von der Leyen theksoi se shpërndarja do të bëhet në bazë të popullsisë së çdo shteti.

Share This Article