Spitali i Kumanovës “vatër” e koronavirusit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të vdekurve në vendin tonë shkon në 13, duke përfshirë këtu edhe dy raste të reja për të cilat informoi sot Ministria e Shëndetësisë. Bëhet fjalë për një 68 vjeçar  nga rrethina e Tetovës, që vuante edhe nga hipertensioni arterial.

Viktima e dytë është 70 vjeçar nga Kumanova që vuante nga hipertensioni dhe sëmundje të zemrës, por nga dikasteri i Shëndetësisë thonë se rezultatet e testimit të tij për COVID -19 ende priten.  Që nga regjistrimi i rastit të parë me virus korona në vendin tonë, gjatë  24 orëve të fundit është shënuar numri më i madh i të infektuarve, gjithsej 46 persona. 

Ditët e fundit hov më të madh virusi ka marrë në Kumanovë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja, prej tyre 11 janë pjesë e personelit mjekësorë,  përkatësisht 2 mjekë, 3 teknik rëntgeni, 6 infermiere. Në Dibër pas tre ditësh pa asnjë rast të ri, sot u informua për dy të tillë. Në Shkup ka 13 raste të reja, në Tetovë 2,  në Veles 2, në Gjevgjeli 2, në Prilep 1, në Gostivar 1. Më të dhënat e mësipërme, numri i të infektuarve në vendin tonë arriti në 430 në 16 qytete./Alsat/

Share This Article