Spitali Infektiv, pacientët po trajtohen brenda ambulancave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dëshmi tronditëse vijnë nga jashtë spitalit Infektiv, ku trajtohen të sëmurët me koronavirus. Gazetari Erjon Skëndaj solli në një lidhje live për ‘New24’ dëshmitë e familjarëve të personave të prekur, apo ata që dyshojnë.

Këta të fundit pohojnë se prej disa orësh qëndrojnë jashtë spitalit, ndërsa familjarët e tyre në ambulanca, pasi iu është komunikuar se nuk ka vende të lira në Infektiv. Sipas Skëndajt në çdo 10 minuta, në Infektiv vjen një ambulancë.

“Nuk kishte oksigjen, s’merrte frymë. E sollëm këtu. Ata rrinë në ambulancë të gjithë. Ishim në dispanceri, dhe na thanë i janë mbushur mushkritë. Nuk ka vend. Jam e detyruar që ta marr në shtëpi pastaj. Ne se dimë nëse ka apo jo covid se nuk kemi bere tampon.”, tha një grua, qe ne ambulancë kishte burrin e saj.

Share This Article