Spitali më i madh në Gaza doli jashtë funksioni, foshnjat e porsalindura hiqen nga inkubatorët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Imazhet e shpërndara nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë foshnjat e porsalindura të vendosura në një shtrat pasi u hoqën nga inkubatorët në spitalin al Shifa të Gazës.

Kjo erdhi pasi në spital u ndërpre energjia, duke i bërë inkubatorët  të papërdorshëm, ndërkohë që zyrtarët palestinezë pretendojnë se tre foshnja kanë vdekur.

Kujtojmë se më herët, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, tha se vendi i tij kishte siguruar karburant për spitalin Al Shifa, por ishte refuzuar nga Hamasi.

Ushtria izraelite tani ka ndarë atë që pretendon se është një regjistrim i një bisede midis një oficeri ushtarak izraelit dhe një zyrtari të lartë në ministrinë e shëndetësisë në Gaza, i cili thotë se Hamasi e ka ndaluar spitalin të marrë karburantin.

Në një postim në Telegram, IDF tha se kishte siguruar 300 litra karburant për qëllime urgjente mjekësore.

Sipas tyre, trupat e IDF mbërritën në hyrje të spitalit mbrëmë dhe vendosën karburantin atje.

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se spitalit të Gazës i ka mbetur pa karburant dhe funksionimi i saj duhet të pezullohet.

Share This Article